Kjo deklaratë privatësie aplikohet për uebsajtet, shërbimet dhe produktet e Microsoft që grumbullojnë të dhëna dhe afishojnë këto kushte, si edhe shërbimet e tyre për mbështetjen e produkteve jashtë linje. Kjo nuk aplikohet për sajtet, shërbimet dhe produktet e Microsoft të cilat nuk afishohen ose nuk lidhen me këtë deklaratë ose që kanë deklaratat e veta të privatësisë.
Ju lutemi lexoni përmbledhjet e mëposhtme dhe klikoni "Mëso më shumë" për më shumë detaje mbi një temë të caktuar. Ju mund të zgjidhni gjithashtu nga produktet e renditura më lart për të parë deklaratën e privatësisë së atij produkti. Disa produkte, shërbime ose funksione të përmendura në këtë deklaratë mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha tregjet. Ju mund të gjeni më shumë informacion mbi përkushtimin e Microsoft për mbrojtjen e privatësisë suaj te http://www.microsoft.com/privacy.
Shumica e siteve të Microsoft përdorin "kuki", dosje të vogla teksti të cilat mund të lexohen nga një server uebi në domeinin që vendosi kukin në hardiskun tuaj. Ne mund të përdorim kuki për të ruajtur preferencat dhe parametrat tuaja; për t'ju ndihmuar në procesin e hyrjes; për të ofruar reklama të personalizuara; si dhe për të analizuar operacionet e sajtit.
Ne përdorim gjithashtu sinjalizues uebi për të ndihmuar me dorëzimin e kukive dhe hartimin e analitikës. Këto mund të përfshijnë sinjalizues uebi të palëve të treta, të cilat ndalohen të grumbullojnë informacionin tuaj personal.
Për të kontrolluar kukit dhe teknologjitë e ngjashme, ju keni një shumëllojshmëri instrumentesh, duke përfshirë:
Përdorimi i kukive nga ana jonë
Shumica e uebsajteve të Microsoft përdorin "kuki," të cilat janë skedarë të vegjël teksti që vendosen në diskun tuaj të ngurtë nga një server uebi. Kukit përmbajnë tekst që mund të lexohet nga një server uebi në domenin që ka lëshuar për ju kukin. Ky tekst shpesh përbëhet nga një varg numrash dhe germash që identifikon në mënyrë unike kompjuterin tuaj, por mund të përmbajë edhe informacione të tjera. Ja një shembull i tekstit që ruhet në një kuki që Microsoft mund të vendosë në njësinë e diskut tuaj kur vizitoni një nga sajtet tona të uebit: E3732CA7E319442F97EA48A170C99801
Ne mund t'i përdorim kukit për:
Disa kuki që ne përdorim zakonisht janë të renditura në tabelën e mëposhtme. Lista nuk është gjithëpërfshirëse, por qëllimi i saj është të ilustrojë disa nga arsyet pse ne vendosim kukit. Nëse vizitoni një nga sajtet tona të uebit, sajti mund të vendosë një ose të gjitha kukit e mëposhtme:
Përveç kukive që Microsoft mund të vendosë kur vizitoni uebsajtet tona, edhe palë të treta mund të vendosin gjithashtu kuki të caktuara në njësinë tuaj të diskut kur vizitoni sajtet e Microsoft. Në disa raste, kjo ndodh sepse kemi punësuar palë të treta për të dhënë shërbime të caktuara për llogarinë tonë, siç janë analitikat e sajtit. Në raste të tjera, kjo bëhet për shkak se faqet tona të uebit përmbajnë përmbajtje ose reklama nga palë të treta, siç janë videot, përmbajtja e lajmeve ose reklama të dhëna nga rrjete të tjera reklamash. Duke qenë se shfletuesi juaj lidhet me serverët e uebit të atyre palëve të treta për të marrë atë përmbajtje, ato palë të treta janë në gjendje të vendosin ose lexojnë kukit e tyre në njësinë tuaj të diskut.
Mënyrat e kontrollit të kukive
Për shembull, në Internet Explorer 9 ju mund t'i bllokoni kukit duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
Udhëzimet për të bllokuar kukit në shfletuesit e tjerë janë të disponueshme në http://www.allaboutcookies.org/manage-cookies/.
Ju lutemi vini re se nëse zgjidhni të bllokoni kukit, mund të mos jeni në gjendje të hyni ose të përdorni veçori të tjera interaktive të sajteve dhe shërbimeve të Microsoft që varen nga kukit, dhe disa preferenca reklamimi që varen nga kukit mund të mos respektohen.
Për shembull, në Internet Explorer 9, ju mund të fshini kukit duke ndërmarrë hapat e mëposhtëm:
Udhëzimet për të fshirë kukit në shfletuesit e tjerë janë të disponueshme në http://www.allaboutcookies.org/manage-cookies/.
Ju lutemi vini re se nëse zgjidhni të fshini kukit, çdo parametër dhe preferencë e kontrolluar nga ato kuki, duke përfshirë preferencat e reklamimeve, do të fshihen dhe mund të jetë e nevojshme të krijohen sërish.
Kontrollet e shfletuesit për "Mos Gjurmo" dhe Mbrojtjen e Gjurmimit. Disa shfletues të rinj kanë të inkorporuar veçoritë "Mos më gjurmo". Shumica e këtyre veçorive, kur aktivizohen, dërgojnë një sinjal ose preferencë te sajtet e uebit që vizitoni duke treguar se ju nuk dëshironi të gjurmoheni. Ato sajte (ose materiale të palëve të treta në ato sajte) mund të vazhdojnë të përfshihen në aktivitete që ju mund t'i konsideroni si gjurmime, megjithëse keni shprehur këtë preferencë, në varësi të praktikave të privatësisë së këtyre sajteve.
Internet Explorer 9 dhe 10 ka një veçori të quajtur Mbrojtja nga gjurmimi, e cila parandalon që sajtet e uebit që vizitoni të dërgojnë automatikisht detaje mbi vizitën tuaj te palë të treta ofruese të përmbajtjes. Kur shtoni një listë mbrojtjeje nga gjurmimi, Internet Explorer do të bllokojë përmbajtje të palëve të treta, duke përfshirë kukit, nga një sajt që ndodhet në listë si sajt që duhet bllokuar. Duke kufizuar thirrjet drejt këtyre sajteve, Internet Explorer do të kufizojë informacionin që këto sajte palë të treta mund të grumbullojnë mbi ju. Dhe kur keni të aktivizuar një listë mbrojtjeje nga gjurmimi, Internet Explorer do të dërgojë një sinjal ose preferencë mosgjurmimi te sajtet e uebit që vizitoni. Për më tepër, në Internet Explorer 10 ju mund ta "çaktivizoni" ose ta "aktivizoni" DNT në mënyrë të pavarur, nëse ju pëlqen. Për më shumë informacione rreth Listave të Mbrojtjes të Gjurmimit dhe Mos Gjurmo, ju lutem shikoni Deklaratën e privatësisë të Internet Explorer ose Ndihma e Internet Explorer.
Edhe kompani individuale reklamash mund të ofrojnë mundësitë e tyre për të dalë nga opsioni, plus zgjedhje më të përparuara reklamimi. Për shembull, preferenca e reklamimit të Microsoft dhe kontrollet e zgjedhjes janë të disponueshme në http://choice.live.com/advertisementchoice/. Ju lutemi vini re se dalja nga opsioni nuk do të thotë se nuk do të merrni më reklama ose do të shihni më pak reklama; megjithatë, nëse dilni nga opsioni, reklamat që merrni nuk do të jenë më të personalizuara sipas sjelljes. Përveç kësaj, zgjedhja e tërheqjes nuk ndalon kalimin e informacioneve në serverët tanë, por ndalon krijimin ose përditësimin e profileve që mund të përdoren për reklamimin e personalizuar sipas sjelljes.
Përdorimi nga ana jonë i sinjalizuesve të uebit
Faqet e uebit të Microsoft mund të përmbajnë imazhe elektronike të njohura si sinjalizues uebi, ndonjëherë të quajtura si gif me një pikëz, që mund të përdoren për të ndihmuar në dërgimin e kukive në sajtet tona, na lejojnë të numërojmë përdoruesit që i kanë vizituar ato faqe dhe që të ofrojmë shërbime me disa marka së bashku. Ne mund të përfshijmë sinjalizues uebi në mesazhet e e-postës promocionale ose buletinet tona informative për të përcaktuar nëse mesazhet janë hapur dhe është vepruar me to.
Ne mund të bashkëpunojmë gjithashtu me kompani të tjera që reklamojnë në sajtet e Microsoft, për të vendosur sinjalizues uebi në sajtet e tyre ose në reklamat e tyre për të na lejuar të zhvillojmë statistika sesa shpesh klikimi në një reklamë në një sajt të Microsoft rezulton në blerje apo veprim tjetër në sajtin e reklamuesit.
Gjithashtu, sajtet e Microsoft mund të përmbajnë sinjalizues uebi nga palë të treta për të na ndihmuar në hartimin e statistikave agregate në lidhje me efikasitetin e fushatave tona promocionale ose përdorimeve të tjera të uebsajteve. Këta sinjalizues uebi mund të lejojnë palë të treta të vendosin ose të lexojnë një kuki në kompjuterin tuaj. Ne ndalojmë që palë të treta të përdorin sinjalizues uebit në sajtet tona për të grumbulluar ose aksesuar informacionin tuaj personal. Megjithatë, ju mund të jeni në gjendje të dilni nga opsioni i grumbullimit ose përdorimit të të dhënave nga këto kompani analitike palë të treta duke klikuar në lidhjet për secilin nga operatorët analitikë të mëposhtëm:
Teknologji të tjera të ngjashme
Përveç kukive standarde dhe sinjalizuesve të uebit, uebsajtet mund të përdorin teknologji të tjera për të ruajtur dhe lexuar skedarët e të dhënave në kompjuterin tuaj. Kjo mund të bëhet për të ruajtur preferencat tuaja ose për të përmirësuar shpejtësinë dhe performancën duke ruajtur lokalisht disa skedarë. Por, ashtu si kukit standarde, kjo mund të përdoret edhe për të ruajtur një identifikues unik në kompjuterin tuaj, i cili më pas mund të përdoret për të gjurmuar sjelljen. Këto teknologji përfshijnë objekte të bashkëndara lokale (ose "kuki Flash") dhe Silverlight Application Storage.
Objektet e bashkëndara lokale ose "kukit Flash". Uebsajtet që përdorin teknologji të Adobe Flash mund të përdorin objekte të bashkëndara lokale ose "kuki Flash" për të ruajtur të dhëna në kompjuterin tuaj. Vini re se aftësia për të fshirë kukit Flash mund ose mund të mos kontrollohet nga cilësimet e shfletuesit tuaj për kukit standarde duke qenë se kjo mund të ndryshojë sipas shfletuesit. Për të menaxhuar ose bllokuar kukit Flesh, shkoni në http://www.macromedia.com/support/documentation/en/flashplayer/help/settings_manager.html.
Silverlight Application Storage. Uebsajtet ose aplikacionet që përdorin teknologji Microsoft Silverlight kanë gjithashtu aftësinë për të ruajtur të dhëna duke përdorur Silverlight Application Storage. Për të mësuar si të menaxhoni ose të bllokoni këto ruajtje, vizitoni Silverlight.
Microsoft grumbullon shumë lloje informacioni për të funksionuar me efikasitet dhe për t'ju ofruar produktet, shërbimet dhe përvojën më të mirë që mundemi.
Ne grumbullojmë informacion kur ju regjistroheni, hyni dhe përdorni sajtet dhe shërbimet tona. Gjithashtu ne mund të marrim informacion nga kompani të tjera.
Ne e grumbullojmë këtë informacion në mënyra të ndryshme, duke përfshirë nga formularët e uebit, teknologjitë si kukit, mbajtja e evidencës së uebit dhe softuerët në kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera.
Microsoft grumbullon shumë lloje informacioni për të funksionuar me efikasitet dhe për t'ju ofruar produktet, shërbimet dhe përvojën më të mirë që mundemi. Një pjesë të këtij informacioni ju na e jepni drejtpërdrejt neve. Një pjesë të tij ne e marrim duke vëzhguar mënyrën e bashkëveprimit tuaj me produktet dhe shërbimet tona. Një pjesë e tij është e disponueshme nga burime të tjera që mund t'i kombinojmë me të dhënat që grumbullojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pavarësisht nga burimi, ne besojmë se është e rëndësishme që ai informacion të trajtohet me kujdes dhe t'ju ndihmojmë të ruani privatësinë tuaj.
Çfarë grumbullojmë:
Si grumbullojmë:
Ne përdorim një numër metodash dhe teknologjish për të grumbulluar informacion mbi mënyrën se si ju përdorni sajtet dhe shërbimet tona, si p.sh.:
Microsoft përdor informacionin që grumbullojmë për të vënë në punë, përmirësuar dhe personalizuar produktet dhe shërbimet që ofrojmë.
Ne mund ta përdorim gjithashtu informacionin për të komunikuar me ju, për shembull, duke ju informuar mbi përditësimet e llogarisë suaj dhe sigurisë.
Ne mund ta përdorim informacionin për të ndihmuar në bërjen më efikase të reklamave që shihni në shërbimet tona që mbështeten nga reklamat.
Microsoft përdor informacionin që grumbullojmë për të vënë në punë, përmirësuar dhe personalizuar produktet dhe shërbimet që ofrojmë. Për t'ju dhënë një përvojë më të qëndrueshme dhe më të personalizuar në bashkëveprimet tuaja me ne, informacioni i grumbulluar përmes një shërbimi të Microsoft mund të kombinohet me informacione të grumbulluara përmes shërbimeve të tjera të Microsoft. Gjithashtu këtë mund ta plotësojmë me informacion nga kompani të tjera. Për shembull, ne mund të përdorim shërbime nga kompani të tjera që na ndihmojnë të nxjerrim një zonë të përgjithshme gjeografike bazuar në adresën tuaj IP, për të personalizuar disa shërbime për zonën tuaj gjeografike.
Ne mund ta përdorim gjithashtu informacionin për të komunikuar me ju, për shembull, për t'ju informuar kur përfundon një pajtim, për t'ju informuar se kur janë të disponueshme përditësime të sigurisë, ose për t'ju informuar se kur duhet të merrni masa për të mbajtur aktive llogarinë tuaj.
Microsoft i ofron shumë prej sajteve dhe shërbimeve tona falas sepse ato mbështeten nga reklamat. Për t'i bërë këto shërbime gjerësisht të disponueshme, informacioni që grumbullojmë mund të përdoret për të ndihmuar në përmirësimin e reklamave që shihni duke i bërë ato më të përshtatshme për ju.
Përveçse siç përshkruhet në këtë deklaratë privatësie, ne nuk do të zbulojmë informacionin tuaj personal te një palë e tretë pa miratimin tuaj.
Ju lutemi shihni Informacione të tjera të rëndësishme mbi privatësinë për detaje se kur mund të zbulojmë informacion, duke përfshirë tregtarët dhe filialet e Microsoft; kur kërkohet nga ligji ose për t'iu përgjigjur procedurës ligjore; për të luftuar mashtrimin ose për të mbrojtur interesin tonë; ose për të mbrojtur jetën e njerëzve.
Klikoni këtu për më shumë informacion mbi ndarjen ose zbulimin e informacionit personal:
Disa shërbime të Microsoft ju japin mundësinë të shihni ose redaktoni informacionin tuaj personal në linjë. Për të ndihmuar që të parandalohet që të tjerët të shikojnë informacionin tuaj personal, në fillim juve do t'ju kërkohet të hyni në llogari. Mënyra për aksesimin e informacionit tuaj personal do të varet nga sajtet ose shërbimet që përdorni.
Microsoft.com - Ju mund të aksesoni dhe përditësoni profilin tuaj në microsoft.com duke vizituar Qendrën e Profilit të Microsoft.com.
Shërbimet e Llogarisë dhe Faturimit të Microsoft - Nëse keni një llogari faturimi Microsoft, ju mund të përditësoni informacionin tuaj në uebsajtin e faturimit të Microsoft duke klikuar lidhjet "Informacioni personal" ose "Informacioni i faturimit".
Microsoft Connect - Nëse jeni përdorues i regjistruar i Microsoft Connect, ju mund të aksesoni dhe redaktoni informacionin tuaj personal duke klikuar Menaxho profilin Connect në uebsajtin e Microsoft Connect.
Windows Live - Nëse keni përdorur shërbimet e Windows Live, ju mund të përditësoni informacionin e profilit tuaj, të ndryshoni fjalëkalimin, të shihni ID-në unike që shoqëron kredencialet tuaja, ose të mbyllni llogari të caktuara duke vizituar Shërbimet e llogarisë të Windows Live.
Profili publik në Windows Live - Nëse keni krijuar një profil publik në Windows Live, mundet gjithashtu të redaktoni ose fshini informacion në profilin tuaj publik duke shkuar te profili i Windows Live.
Reklamimi përmes kërkimit - Nëse blini reklamim përmes kërkimit nëpërmjet Microsoft Advertising, ju mund të rishikoni dhe redaktoni informacionin tuaj personal në uebsajtin e Microsoft adCenter.
Programet Partnere të Microsoft - Nëse jeni regjistruar me Programet Partnere të Microsoft, ju mund të rishikoni dhe redaktoni profilin tuaj duke klikuar Menaxho llogarinë tënde në uebsajtin e Programeve Partnere.
Xbox - Nëse jeni përdorues i Xbox LIVE ose Xbox.com, ju mund të shihni ose redaktoni informacionin tuaj personal, duke përfshirë informacionin mbi faturimin dhe llogarinë, parametrat e privatësisë, preferencat e sigurisë në linjë dhe ndarjes së të dhënave duke aksesuar Xbox im në konsolën e Xbox 360 ose në uebsajtin Xbox.com. Për informacion mbi llogarinë zgjidhni "Xbox im", "Llogaritë". Për parametra të tjera të informacionit personal, zgjidhni "Xbox im", më pas "Profili", më pas "Parametrat e sigurisë në linjë".
Zune - Nëse keni një llogari Zune ose një pajtim Zune Pass, ju mund të shikoni dhe redaktoni informacionin tuaj personal në Zune.net (hyni në llogari, aksesoni etiketën tuaj Zune, më pas "Llogaria ime") ose përmes softuerit Zune, (hyni në llogari, aksesoni etiketën tuaj Zune, më pas zgjidhni profilin në Zune.net).
Nëse nuk arrini të aksesoni të dhënat personale të grumbulluara nga sajtet ose shërbimet e Microsoft përmes lidhjeve më lart, këto sajte dhe shërbime mund t'ju ofrojnë mënyra të tjera aksesi te të dhënat tuaja. Ju mund të kontaktoni me Microsoft duke përdorur formularin në ueb. Ne do t'u përgjigjemi brenda 30 ditëve kërkesave për të aksesuar ose fshirë informacionin tuaj personal.
Kur një sajt ose shërbim i Microsoft grumbullon informacion mbi moshën, ai do të ndalojë përdoruesit nën 13 vjeç ose do të kërkojë që fëmija të marrë miratimin e prindit ose kujdestarit përpara se të mund ta përdorë atë.
Kur jepet miratimi, llogaria e fëmijës trajtohet në të njëjtën mënyrë si çdo llogari tjetër, duke përfshirë mundësinë e komunikimit me përdorues të tjerë.
Prindërit mund të ndryshojnë ose revokojnë miratimin e dhënë siç përshkruhet në këtë deklaratë privatësie.
Kur një sajt ose shërbim i Microsoft grumbullon informacion mbi moshën, ai ose do të ndalojë përdoruesit nën 13 vjeç ose do t'u kërkojë atyre të marrin miratimin e prindit ose kujdestarit përpara se të mund ta përdorin atë. Me dijeninë tonë ne nuk do t'u kërkojmë fëmijëve nën moshën 13 vjeçare të japin më shumë informacion sesa është i nevojshëm për të ofruar shërbimin.
Kur jepet miratimi, llogaria e fëmijës trajtohet në të njëjtën mënyrë si çdo llogari tjetër. Fëmija mund të ketë akses në shërbimet e komunikimit siç janë e-posta, mesazhimi i çastit dhe grupet në linjë, dhe mund të jetë në gjendje të komunikojë lirshëm me përdorues të tjerë të të gjitha moshave.
Prindërit mund të ndryshojnë ose revokojnë zgjedhjen e miratimit të dhënë më parë, dhe mund të rishikojnë, redaktojnë ose kërkojnë fshirjen e informacionit personal të fëmijëve të tyre. Për shembull, në Windows Live, prindërit mund të vizitojnë Llogarinë e tyre dhe të klikojnë te "Lejimet prindërore".
Shumica e reklamave në linjë në sajtet dhe shërbimet e Microsoft afishohen nga Microsoft Advertising. Kur afishojmë reklama në linjë për ju, do të vendosim një ose më shumë kuki në kompjuterin tuaj për ta njohur kompjuterin tuaj kur shfaqim një reklamë për ju. Me kalimin e kohës, ne mund të grumbullojmë informacion nga sajtet ku shërbejmë me reklama dhe mund të përdorim informacionin për të ndihmuar në dhënien e reklamave më të përshtatshme.
Ju mund të zgjidhni të dilni nga opsioni i marrjes së reklamave të personalizuara nga Microsoft Advertising duke vizituar faqen e daljes nga opsioni.
Shumë nga uebsajtet dhe shërbimet tona në linjë mbështeten nga reklamat.
Shumica e reklamave në linjë në sajtet dhe shërbimet e Microsoft afishohen nga Microsoft Advertising. Kur afishojmë reklama në linjë për ju, do të vendosim një ose më shumë kuki të qëndrueshme në kompjuterin tuaj për ta njohur kompjuterin tuaj sa herë që shfaqim një reklamë për ju. Duke qenë se shërbejmë reklama si në uebsajtet tona ashtu edhe në ato të partnerëve tanë reklamues dhe publikues, ne jemi në gjendje të grumbullojmë informacion me kalimin e kohës mbi lloje faqesh, përmbajtje dhe reklama që ju, ose të tjerë që përdorin kompjuterin tuaj, vizitojnë ose shohin. Ky informacion përdoret për shumë qëllime, për shembull, na ndihmon të përpiqemi të sigurohemi që të mos shihni të njëjtat reklama vazhdimisht. Gjithashtu e përdorim këtë informacion për të na ndihmuar të zgjedhim dhe afishojmë reklama të personalizuara që besojmë se do të jenë interesante për ju.
Ju mund të zgjidhni të dilni nga opsioni i marrjes së reklamave të personalizuara nga Microsoft Advertising duke vizituar faqen e daljes nga opsioni. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si Microsoft Advertising grumbullon dhe përdor informacionin, ju lutemi shihni Deklaratën e privatësisë së Microsoft Advertising.
Ne lejojmë gjithashtu kompani reklamash palë të treta, duke përfshirë rrjete të tjera reklamash, të afishojnë reklama në sajtet tona. Në disa raste, këto palë të treta mund të vendosin kuki në kompjuterin tuaj. Këto kompani aktualisht përfshijnë, por pa u kufizuar: 24/7 Real Media, adblade, AdConion, AdFusion, Advertising.com, AppNexus, Bane Media, Brand.net, CasaleMedia, Collective Media, InMobi, Interclick, Jumptap, Millennial Media, Nugg.ad AG, Mobclix, Mojiva, SpecificMedia, Tribal Fusion, ValueClick, Where.com, Yahoo!, YuMe, Zumobi. Këto kompani mund t'ju ofrojnë një mënyrë për të dalë nga opsioni i personalizimit të reklamave bazuar në kukit e tyre. Ju mund të gjeni më shumë informacion duke klikuar mbi emrat e kompanive më sipër dhe duke ndjekur lidhjet në uebsajtet e secilës kompani. Shumë prej tyre janë gjithashtu anëtarë të Network Advertising Initiative ose të Digital Advertising Alliance, secila prej të cilave ofron një mënyrë të thjeshtë për të dalë nga opsioni i reklamave të personalizuara nga kompanitë pjesëmarrëse.
Ju mund të ndaloni dërgimin e e-postave të ardhshme promocionale nga sajtet ose shërbimet e Microsoft duke ndjekur udhëzimet specifike në e-postën që merrni. Në varësi të shërbimit përkatës, ju mund të keni gjithashtu opsionin të bëni zgjedhje proaktive mbi marrjen e e-postave promocionale, telefonatave dhe postës fizike për sajte ose shërbime të veçanta të Microsoft.
Nëse merrni e-posta promocionale nga ne dhe dëshironi të ndërprisni marrjen e tyre në të ardhmen, ju mund ta bëni këtë duke ndjekur udhëzimet në atë mesazh.
Në varësi të shërbimit përkatës, ju mund të keni opsionin të bëni zgjedhje proaktive mbi marrjen e e-postave promocionale, telefonatave dhe postës fizike nga sajte ose shërbime të veçanta të Microsoft duke vizituar dhe hyrë në faqet e mëposhtme:
Këto zgjedhje nuk aplikohen për shfaqjen e reklamimit online: ju lutem shikoni pjesën "Shfaqja e Reklamimeve (Zgjedhje"" për informacionet mbi këtë çështje. Gjithashtu ato nuk u aplikohen marrjes së komunikimeve të shërbimeve standarde të detyrueshme që konsiderohen si pjesë e disa shërbimeve të Microsoft, të cilat mund t'i merrni periodikisht përveçse kur anuloni shërbimin.
Kur përdorni një shërbim ose veçori me bazë vendndodhjeje, të dhëna të disponueshme të kullës të antenës, të dhëna Wi-Fi dhe të dhëna të Sistemit Global të Pozicionimit (GPS), këto të dhëna mund t'i dërgohen Microsoft. Microsoft përdor informacione të vendndodhjes për të ofruar shërbimet që kërkoni, për të personalizuar eksperiencën tuaj dhe për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e Microsoft.
Disa shërbime të caktuara mund t'ju lejojnë të kontrolloni se kur i dërgohen informacionet Microsoft-it ose kur i bëhen të disponueshme të tjerëve. Në disa raste, informacionet e vendndodhjes janë thelbësore për shërbimin dhe mund të kërkojnë çinstalimin e veçorisë ose ndërprerjen e shërbimit për të ndaluar dërgimin e informacioneve të vendndodhjes. Shikoni dokumentacionin që erdhi bashkë me pajisjen tuaj për informacione se si të fikni veçoritë e vendndodhjes.
Të dhënat e mbështetjes janë informacionet që mbledhim kur parashtron një kërkesë për mbështetje ose ekzekuton një zgjidhës problemesh të automatizuar, duke përfshirë informacionet rreth harduerit, softuerit dhe detajet e tjera lidhur me rastet e mbështetjes, si p.sh.: informacionet e kontaktit ose të vërtetimit, personalizimi i sesionit të bisedës, informacionet rreth gjendjes së kompjuterit dhe të aplikacionit që nga koha e shfaqjes së defektit dhe gjatë diagnostikimit, të dhënat e sistemit dhe të regjistrit rreth instalimeve të softuerit dhe konfigurimeve të harduerit, si dhe skedarët e monitorimit të gabimeve. Ne i përdorim Të dhënat e mbështetjes siç përshkruhet në këtë deklaratë privatësie, dhe i përdorim edhe për të zgjidhur rastin për mbështetje, si dhe për qëllime trajnimi.
Mbështetja mund të ofrohet nëpërmjet telefonit, emailit ose bisedës në linjë. Mund të përdorim Qasjen në largësi (RA), me lejen tënde, për të naviguar përkohësisht në desktopin tënd. Bisedat telefonike, sesionet e bisedave në linjë ose sesionet e Qasjes në largësi me profesionistët e mbështetjes mund të regjistrohen dhe/ose të monitorohen. Për Qasjen në largësi, mund të qasesh edhe te regjistrimi pas sesionit tënd. Për bisedën në linjë ose Qasjen në largësi, mund ta përfundosh një sesion në çdo moment që të dëshirosh.
Pas një rasti të mbështetjes, mund të të dërgojmë një studim rreth përvojës dhe propozimeve të tua. Nga studimet e mbështetjes duhet të tërhiqesh veçan nga komunikimet e tjera të ofruara nga Microsoft, duke kontaktuar me Mbështetjen ose nëpërmjet fundit të faqes së emailit.
Për të rishikuar dhe redaktuar informacionet e tua personale të mbledhura nga shërbimet tona të mbështetjes, na kontakto duke përdorur formularin në ueb.
Disa klientë tregtarë mund të blejnë oferta të përmirësuara për mbështetjen (p.sh. Premier etj.). Këto oferta mbulohen nga njoftimet dhe kushtet e kontratës së tyre.
Të Dhënat e Pagesës janë informacionet që jepni kur bëni blerje online. Kjo mund të përfshijnë numrin e instrumentit tuaj të pagesës (p.sh., kartë krediti, PayPal), emrin tuaj dhe adresën e faturimit, dhe kodin e sigurisë të lidhur me instrumentin tuaj të pagesës (p.sh., CSV ose CVV). Kjo pjesë jep informacione të tjera në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e informacioneve tuaja të pagesës.
Të Dhënat e Pagesës përdoren për të përfunduar transaksionin tuaj, si edhe për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve. Për të mbështetur këto përdorime, Microsoft mund t'i ndajë Të Dhënat e Pagesës tuaj me bankat dhe entitete të tjera që përpunojnë transaksionet e pagesave ose shërbimet e tjera financiare, dhe për parandalimin e mashtrimeve dhe uljen e rrezikut të kreditit.
Kur i jepni Të Dhënat e Pagesës ndërsa keni hyrë në llogarinë tuaj në Microsoft ose organizative, ne do t'i ruajmë ato të dhëna për t'ju ndihmuar që të kryeni transaksionet e ardhshme.
Mund t'i përditësoni ose t'i hiqni informacionet e instrumentit të pagesës të lidhur me llogarinë në Microsoft duke hyrë në https://commerce.microsoft.com. Mund t'i hiqni informacionet e instrumentit të pagesës që lidhen me llogarinë tuaj organizative duke kontaktuar Kujdesi për Klientin. Pasi të mbyllni llogarinë tuaj ose të hiqni një instrument pagese, sidoqoftë, Microsoft mund të ruajë të thënat e instrumentit të pagesës tuaj për aq kohë sa është e arsyeshme për të përfunduar transaksionin tuaj ekzistues, për t'u pajtuar me kërkesat ligjore dhe raportuese të Microsoft, dhe për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve.
Llogaria Microsoft (e njohur më parë si ID-ja e Windows Live dhe Microsoft Passport) është një shërbim që ju lejon të hyni në produktet, uebsajtet dhe shërbimet e Microsoft, si edhe ato të partnerëve të përzgjedhur të Microsoft. Kur krijoni një llogari Microsoft, ne do t'ju kërkojmë të jepni disa informacione. Kur hyni në një sajt ose shërbim duke përdorur llogarinë tuaj Microsoft, ne grumbullojmë informacion të caktuar për të verifikuar identitetin tuaj për llogari të sajtit ose shërbimit, për t'ju mbrojtur nga përdorimi keqdashës i llogarisë, si dhe për të mbrojtur efikasitetin dhe sigurinë e shërbimit të llogarive Microsoft. Ne dërgojmë gjithashtu informacion të caktuar drejt një sajti ose shërbimi ku keni hyrë me llogarinë tuaj Microsoft.
Për të parë detaje shtesë mbi llogarinë Microsoft, duke përfshirë mënyrën e krijimit dhe përdorimit të një llogarie Microsoft, mënyrën e redaktimit të informacionit të llogarisë, dhe mënyrën e grumbullimit dhe përdorimit të informacionit në lidhje me një llogari Microsoft, ju lutemi klikoni te "Mëso më shumë".
Llogaria Microsoft (e njohur më parë si ID-ja e Windows Live dhe Microsoft Passport) është një shërbim që ju lejon të hyni në produktet, uebsajtet dhe shërbimet e Microsoft, si edhe ato të partnerëve të përzgjedhur të Microsoft. Kjo përfshin produktet, uebsajtet dhe shërbimet si më poshtë:
Krijimi i një llogarie Microsoft.
Ju mund të krijoni një llogari Microsoft këtu duke dhënë një adresë e-poste, një fjalëkalim dhe të tjera "prova llogarie", si p.sh. një adresë alternative e-poste, një numër telefoni dhe një pyetje dhe përgjigje sekrete. Ne do t'i përdorim "provat e llogarisë" vetëm për qëllime sigurie, p.sh. për të verifikuar identitetin tuaj në rast se nuk mund të aksesoni llogarinë tuaj Microsoft dhe keni nevojë për ndihmë, ose për të rivendosur fjalëkalimin tuaj në rast se nuk arrini të aksesoni adresën e e-postës që shoqëron llogarinë tuaj Microsoft. Disa shërbime mund të kërkojnë siguri shtesë, dhe në ato raste mund t'ju kërkohet të krijoni një çelës sigurie shtesë. Adresa e e-postës dhe fjalëkalimi që përdorni për të regjistruar llogarinë Microsoft janë "kredencialet" tuaja që do të përdorni për t'u vërtetuar në rrjetin tonë. Gjithashtu, kredencialeve tuaja do t'u caktohet një numër unik identifikues 64 bit dhe do të përdoret për të identifikuar kredencialet tuaja dhe informacionin shoqërues.
Kur krijoni një llogari Microsoft, ne do t'ju kërkojmë të jepni informacionet e mëposhtme demografike: gjininë; shtetin; datëlindjen dhe kodin postar. Datëlindjen tuaj mund ta përdorim për të verifikuar që fëmijët të marrin miratimin e nevojshëm nga një prind ose kujdestar për përdorimin e një llogarie Microsoft, siç kërkohet nga ligjet vendase. Gjithashtu, ky informacion demografik përdoret nga sistemet tona të reklamimit në linjë për t'ju ofruar reklama të personalizuara mbi produkte dhe shërbime që mund t'i gjeni të dobishme, por sistemet tona të reklamave nuk marrin asnjëherë emrin apo informacionin e kontaktit. Me fjalë të tjera, sistemet tona të reklamimit nuk përmbajnë apo përdorin informacion që mund t'ju identifikojë juve personalisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë (si p.sh. emrin juaj, adresën e e-postës dhe numrin e telefonit). Nëse preferoni të mos merrni reklama të personalizuara, ju mund të regjistroni preferencën tuaj me llogarinë tuaj Microsoft duke vizituar këtë faqe në mënyrë që sa herë që të hyni në uebsajte dhe shërbime me llogarinë tuaj Microsoft, sistemi ynë i reklamave të mos ju shërbejë reklama të personalizuara. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si Microsoft përdor informacionin për reklamim, ju lutemi shihni Suplementin e privatësisë së Microsoft Advertising.
Ju mund të përdorni një adresë e-poste që jepet nga Microsoft (si p.sh. ato që përfundojnë me live.com, hotmail.com, ose msn.com) ose një adresë e-poste që jepet nga një palë e tretë (si p.sh. ato që përfundojnë me gmail.com ose yahoo.com) kur regjistroheni për llogarinë tuaj Microsoft.
Pas krijimit të një llogarie Microsoft, ne do t'ju dërgojmë një e-postë ku ju kërkojmë të verifikoni se jeni zotëruesi i adresës së e-postës që shoqëron llogarinë tuaj Microsoft. Ky proces është krijuar për të verifikuar vlefshmërinë e adresës së e-postës dhe për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit të adresave të e-postës pa lejen e zotëruesve të tyre. Pas kësaj, ne do ta përdorim atë adresë e-poste për t'ju dërguar komunikime në lidhje me përdorimin nga ana juaj të produkteve dhe shërbimeve të Microsoft; ne mund t'ju dërgojmë gjithashtu e-posta promocionale mbi produktet dhe shërbimet Microsoft siç lejohet nga ligji vendas. Për informacion mbi menaxhimin e marrjes së komunikimeve promocionale, ju lutemi vizitoni Komunikimet.
Nëse përpiqeni të regjistroheni për një llogari Microsoft dhe zbuloni se dikush tjetër ka krijuar kredenciale me adresën tuaj të e-postës si emër përdoruesi, ju mund të na kontaktoni dhe të kërkoni që individi tjetër të marrë një emër tjetër përdoruesi në mënyrë që ju të mund të përdorni adresën tuaj të e-postës kur krijoni kredencialet tuaja.
Hyrja në softuer, sajte dhe shërbime me llogarinë tuaj Microsoft.
Kur hyni në një sajt ose shërbim duke përdorur llogarinë tuaj Microsoft, ne grumbullojmë informacion të caktuar për të verifikuar identitetin tuaj për llogari të sajtit ose shërbimit, për t'ju mbrojtur nga përdorimi keqdashës i llogarisë, si dhe për të mbrojtur efikasitetin dhe sigurinë e shërbimit të llogarive Microsoft. Për shembull, kur hyni, shërbimi i llogarive Microsoft merr dhe regjistron kredencialet tuaja dhe informacion tjetër, si p.sh. numrin unik identifikues 64 bit që u është caktuar kredencialeve tuaja, adresën tuaj IP, versionin e shfletuesit të uebit si dhe orën dhe datën. Gjithashtu, nëse përdorni një llogari Microsoft për të hyrë në një pajisje ose në softuer që është instaluar në një pajisje, pajisjes i caktohet një ID unike e rastësishme; kjo ID unike e rastësishme do të dërgohet si pjesë e kredencialeve tuaja te llogaria e shërbimit Microsoft kur hyni më pas në një sajt ose shërbim me llogarinë tuaj Microsoft. Shërbimi i llogarive Microsoft dërgon informacionin e mëposhtëm te sajti ose shërbimi ku keni hyrë: një ID unike që i lejon sajtit ose shërbimit të përcaktojë nëse jeni i njëjti person nga një sesion hyrjeje në tjetrin; numrin e versionit që i është caktuar llogarisë suaj (një numër i ri caktohet sa herë që ndryshoni informacionin e hyrjes); nëse adresa juaj e e-postës është konfirmuar; dhe nëse llogaria juaj është çaktivizuar.
Disa sajte dhe shërbime të palëve të treta që ju lejojnë të hyni me llogarinë tuaj Microsoft kërkojnë adresën tuaj të e-postës për t'ju ofruar shërbimet e tyre. Në ato raste, kur hyni, Microsoft do t'i japë sajtit ose shërbimit adresën tuaj të e-postës, por jo fjalëkalimin tuaj. Megjithatë, nëse krijuat kredencialet tuaja me sajtin ose shërbimin, ai mund të ketë akses të limituar në informacionin që shoqëron kredencialet tuaja për t'ju ndihmuar të rivendosni fjalëkalimin ose për t'ju ofruar shërbime të tjera mbështetëse.
Nëse llogarinë tuaj e keni marrë nga një palë e tretë, si p.sh. një shkollë, biznes, furnitor i shërbimit të internetit, ose një administrator i një domeni të menaxhuar, ajo palë e tretë mund të ketë të drejta mbi llogarinë tuaj, duke përfshirë aftësinë për të rivendosur fjalëkalimin tuaj, për të parë përdorimin e llogarisë suaj ose të dhënat e profilit, të lexojë ose ruajë përmbajtje në llogarinë tuaj, si dhe të pezullojë ose anulojë llogarinë tuaj. Në këto raste, ju i nënshtroheni Marrëveshjes së shërbimit të Microsoft dhe çdo kushti shtesë të përdorimit nga ajo palë e tretë. Nëse ju jeni administratori i një domeni të menaxhuar dhe u keni dhënë përdoruesve tuaj llogari Microsoft, ju jeni përgjegjës për të gjithë aktivitetin që kryhet brenda këtyre llogarive.
Ju lutemi vini re se disa sajte dhe shërbime që ju lejojnë të hyni me llogarinë tuaj Microsoft mund të përdorin ose ndajnë adresën tuaj të e-postës ose informacion tjetër personal që u jepni, siç përshkruhet në deklaratat e tyre të privatësisë. Megjithatë, ata mund ta ndajnë ID-në tuaj unike që u është dhënë nga shërbimi i llogarive Microsoft me palë të tjera vetëm për të kryer një shërbim ose transaksion që mund të keni kërkuar. Të gjitha sajtet ose shërbimet që përdorin llogarinë Microsoft kërkohen të kenë një deklaratë privatësie të afishuar, por ne nuk kontrollojmë apo monitorojmë praktikat e privatësisë së atyre sajteve dhe praktikat e tyre të privatësisë variojnë. Ju duhet të rishikoni me kujdes deklaratën e privatësisë për secilin sajt ku hyni për të përcaktuar se si secili sajt ose shërbim do ta përdorë informacionin që grumbullon.
Ju mund të aksesoni informacionin tuaj personal duke shkuar te llogaria. Ju mund të ndryshoni emrin tuaj të përdoruesit nëse llogaria juaj Microsoft nuk i përket një domeni të menaxhuar. Ju mund ta ndryshoni gjithmonë fjalëkalimin tuaj, adresën alternative të e-postës, numrin e telefonit dhe pyetjen dhe përgjigjen sekrete. Ju mund të mbyllni llogarinë tuaj Microsoft duke shkuar te llogaria dhe më pas te "Mbyll llogarinë tënde". Nëse llogaria është në një domen të menaxhuar, siç përshkruhet më lart, mund të ekzistojë një procedurë e veçantë për mbylljen e llogarisë. Ju lutemi vini re se nëse jeni përdorues i MSN ose Windows Live, nëse shkoni te llogaria, mund të ridrejtoheni te llogaria për ato sajte.
Më shumë informacion mbi llogarinë Microsoft mund të gjeni në uebsajtin e llogarisë Microsoft.
Mësoni më shumë rreth
Më poshtë do të gjeni informacione të tjera mbi privatësinë që mund t'ju duken (ose jo) të rëndësishme. Shumë prej këtyre përshkruajnë praktika të zakonshme që ne duam që ju t'i dini, por nuk mendojmë se është e nevojshme që t'i theksojmë në secilën prej deklaratave tona të privatësisë. Dhe disa prej tyre thjesht tregojnë atë që është e kuptueshme (për shembull, ne do të zbulojmë informacionin kur e kërkon ligji), por këshilluesit tanë ligjorë na detyrojnë ta shkruajmë gjithsesi. Ju lutem mos harroni se këto informacione nuk janë një përshkrim i plotë i praktikave tona - këto janë që të gjitha shtesë e informacioneve të tjera më specifike në deklaratat e privatësinë për çdo produkt dhe shërbim të Microsoft që përdorni.
Në këtë faqe:
Ndarja ose zbulimi i informacioneve personale
Përveç çdo ndarjeje të përshkruar në deklaratën e privatësisë për produktin ose shërbimin që përdorni, Microsoft mund t'i ndajë ose t'i zbulojë informacionet personale:
Ne gjithashtu mund të ndajmë ose të zbulojmë informacion personal, duke përfshirë përmbajtjen e komunikimeve tuaja:
Ju lutemi vini re se sajtet tona mund të përfshijnë lidhje drejt sajteve të palëve të treta, praktikat e privatësisë së të cilave mund të ndryshojnë nga ato të Microsoft. Nëse jepni informacion personal në një prej atyre sajteve, informacioni juaj rregullohet nga deklaratat e privatësisë në ato sajte. Ne ju inkurajojmë të shikoni deklaratën e privatësisë së çdo sajti që vizitoni.
Mbrojtja e sigurisë së informacioneve personale
Microsoft është i përkushtuar të mbrojë sigurinë e informacionit tuaj personal. Ne përdorim një shumëllojshmëri teknologjish dhe procedurash sigurie që na ndihmojnë ta mbrojmë informacionin tuaj personal nga qasja, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar. Për shembull, ne e ruajmë informacionin tuaj personal që ju jepni, në sisteme kompjuterësh që janë me qasje të kufizuar dhe që ndodhen në ambiente të kontrolluara. Kur transmetojmë informacion shumë konfidencial (siç janë numrat e kartave të kreditit ose fjalëkalimi) përmes internetit, ne e mbrojmë atë përmes përdorimit të shifrimit, siç është protokolli Secure Socket Layer (SSL).
Nëse përdoret një fjalëkalim për mbrojtur llogaritë dhe informacionit tuaj personal, është përgjegjësia juaj ta mbani fjalëkalimin të fshehtë. Mos e ndani fjalëkalimin me të tjerë. Nëse ndodheni në një kompjuter që përdoret edhe nga persona të tjerë, ju duhet të dilni gjithmonë nga llogaria përpara se të largoheni nga një sajt ose shërbim, për të mbrojtur qasjen në informacionin tuaj nga përdoruesit e mëpasshëm.
Ku ruhen dhe përpunohen informacionet
Informacioni personal i mbledhur në sajtet dhe shërbimet e Microsoft mund të ruhen dhe përpunohen në Shtetet e Bashkuara ose çdo vend tjetër ku ka ambientet Microsoft, filialet, degët e tij ose ofruesit e shërbimeve. Microsoft pajtohet me Strukturën e SHBA-BE për Strehën e Sigurt dhe Strukturën e SHBA-Zviceriane për Strehën e Sigurt sipas përcaktimit nga Departamenti i Tregtisë i SH.B.A.-së në lidhje me grumbullimin, përdorimin dhe mbajtjen e të dhënave nga Zona Ekonomike Evropiane dhe Zvicra. Për të mësuar më shumë rreth programit të Strehës të Sigurt, dhe për të parë çertifikimin tonë, ju lutem vizitoni http://www.export.gov/safeharbor/.
Si pjesë e pjesëmarrjes të Microsoft në programin Streha e Sigurt, ne përdorim TRUSTe, një palë e tretë e pavarur, për të zgjidhur çdo debat që keni me ne në lidhje me rregullat dhe praktikat tona. Nëse doni të kontaktoni TRUSTe, ju lutem vizitoni https://feedback-form.truste.com/watchdog/request.
Microsoft mund të mbajë informacionin tuaj personal për një shumëllojshmëri arsyesh, si p.sh. për të zbatuar detyrimet tona ligjore, për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të zbatuar marrëveshjet tona dhe për aq kohë sa nevojitet për të ofruar shërbimet. Për të mësuar më shumë si të shikoni informacionet tuaja personale, vizitoni Aksesimi i informacionit tuaj.
Ndryshimet në deklaratat tona të privatësisë
Ne do të përditësojmë me raste deklaratat tona të privatësisë për të pasqyruar reagimin e klientëve dhe ndryshimet në shërbimet tona. Kur postojmë ndryshime të një deklarate, ne do të ndryshojmë datën e "përditësimit të fundit" në krye të deklaratës. Nëse ka ndryshime materiale në deklaratë ose në mënyrën sesi Microsoft do ta përdorë informacionin tuaj personal, ne do t'ju njoftojmë ose duke postuar një njoftim për këto ndryshime përpara se këto ndryshime të hyjnë në fuqi, ose duke ju dërguar juve një njoftim në mënyrë direkte. Ne ju inkurajojmë të shikoni në mënyrë periodike deklaratat e privatësisë për produktet dhe shërbimet që përdorni, për të mësuar mbi mënyrën sesi e mbron Microsoft informacionin tuaj.
Si të na kontaktoni
Privatësia e Microsoft, Microsoft Corporation, One Microsoft Way, Redmond, Washington 98052 USA
Për të gjetur degën e Microsoft në shtetin ose rajonin tuaj, shikoni http://www.microsoft.com/worldwide/.
Nismat e privatësisë së FTC
Siguria në shtëpi
Trustworthy Computing